Futbolli shqiptar do të përfaqësohet sërish në arenën ndërkombëtare të arbitrimit, teksa një skuadër gjyqtaresh shqiptare është caktuar të vendos drejtësi në sfidën Danimarkë-Itali e vlefshme për kualifikueset e Kupa e Botës për Femra 2027.
UEFA i ka besuar drejtimin e kësaj ndeshje arbitres shqiptare Emanuela Rusta e cila do të mbaj rolin e arbitres kryesore në përballjen që do të zhvillohet në Kopenhagen të shtunën në orën 15:00.
Në krah të saj do të jenë edhe tre emra të tjerë nga arbitrimi shqiptar duke formuar një ekip tërësisht kuqezi për këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar.
Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente,ndërsa detyrën e gjyqtares së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.
Ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në arenën europiane dhe ndërkombëtare,ndërsa emrat shqiptarë vijojnë të marrin besimin e institucioneve më të larta të futbollit për të drejtuar ndeshje me peshë.
Fatos LAMAJ


