Shkodra me dy fusha të reja me bar natyral. Vendimi i KE-FSHF-së. Do të shërbejnë si ambiente stërvitore për ekipet pjesëmarrëse në finalet e UEFA U-21 EURO 2027

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u miratuan disa vendime që lidhen me investimet në infrastrukturën sportive në vendin tonë.

Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, që do të organizohet në Shqipëri, Komiteti Ekzekutiv miratoi projektin për ndërtimin e dy fushave të reja me bar natyral në kompleksin “Zmijani” në Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Fushat do të ndërtohen sipas standardeve të UEFA-s dhe do të shërbejnë si ambiente stërvitore për ekipet pjesëmarrëse në finalet e UEFA U-21 EURO 2027, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive në qytetin e Shkodrës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img