Elbasani-Egnatia 0-4
Golat:Bakajoko 28,45+1,Fernando 45+3,Aleksi 87(11-m)
Kartonë të verdhë:A.Kasa 16,Lajthia 36,Gomes 41,Tsague 83/Aliev 36,Jaime 41,Poci 49,Tandilashvili 67,Sota 75,Fangaj 91,Aleksi 91
Elbasani:Totoshi,Lila,Azemovic,A.Kasa,Musta(K.Kasa 46),Manellari(Olberkis 46)(Bunjaku 70),Abas,Lajthia,Boje(Lukili 46),Diallo,Gomes(Tsague 46) Trajner:Ivan Gvozdenovic
Egnatia:Tandilashvili,Xhemajli,Poci,Sota,Jaime(Fangaj59),Aleksi,Kryeziu(Ruci 59),Fernando,Aliev(Albanese 88),Gruda(Adjesa 70),Bakajoko(Rodriges 88) Trajner:Nevil Dede
Gjyqtarë:Juxhin Xhaja,Rejdi Avdo,Mario Shazivari(Tiranë),Eldorjan Hamiti(Lezhë) Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Avar:Olsion Yzeiraj(Patos) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)
Egnatia e ka nisur me fitore fazën “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, duke mposhtur AF Elbasanin me rezultatin e thellë 4-0 në stadiumin “Air Albania”.
Skuadra rrogozhinase zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të me Bakajokon, i cili realizoi me një goditje nga distanca pas asistit të Grudës. Pak para fundit të pjesës së parë, Egnatia goditi dy herë të tjera.
Fillimisht ishte sërish Bakajoko që dyfishoi shifrat në minutën e parë shtesë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Fernando realizoi një gol spektakolar për ta çuar rezultatin në 3-0.
Në pjesën e dytë, Elbasani provoi të reagojë dhe krijoi disa raste të mira, por Egnatia administroi me qetësi avantazhin dhe vulosi fitoren në minutën e 88-të, kur Aleksi realizoi nga pika e bardhë duke fiksuar shifrat në 4-0.
Me këtë sukses, Egnatia merr tri pikët e para në fazën “Final 4” duke u barazuar me pikë me Vllazninë dhe AF Elbasanin dhe duke e ndezur më shumë garën për titull.
Fatos LAMAJ


