KAMPIONË! Vllaznia U16 ngre lart trofeun pas një finaleje spektakolare!
Sezoni mbyllet në mënyrën më të bukur të mundshme! Djemtë tanë të Vllaznia U16 janë shpallur KAMPIONË, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm plot sakrifica, punë dhe pasion për ngjyrat kuqeblu.
Skenari i këtij sezoni ishte i denjë për një film, teksa fati i titullit u vendos pikërisht në javën e fundit, në një “finale” të vërtetë kundër vendit të dytë, Tiranës. Në sfidën më të rëndësishme të vitit, djemtë treguan karakter, shpirt gare dhe dominuan duke siguruar fitoren që i çon në majën e futbollit shqiptar për moshën e tyre.
Urime të gjithë djemve, stafit teknik dhe çdo tifozi që ka mbështetur këtë brez të artë gjatë gjithë kampionatit. E ardhmja është Kuqeblu!
Mikel THEPINA




