Faza “Final-Four” po tregon se futbolli shqiptar kishte nevoj për një fund sezoni me më shumë emocione,presion dhe spektakël.
Vetëm java e parë mjaftoi për të kuptuar se asgjë nuk është e sigurt dhe se titulli kampion këtë sezon do të vendoset deri në detajin më të vogël.
Vllaznia humbi avantazhin që kishte krijuar gjatë sezonit të rregullt,Elbasani u godit rëndë nga Egnatia,ndërsa Dinamo tregoi se mund ti hap probleme kujtdo.
Nga ana tjetër Egnatia dha mesazhin më të fortë me paraqitjen dominante ndaj Elbasanit,duke rikthyer frikën dhe respektin që kishte krijuar si kampione në fuqi.
Pikërisht kjo e bën fazën “Final-Four” interesante ku çdo ndeshje duket si finale dhe çdo gabim mund të kushtoj sezonin.
Nuk ka më vend për kalkulime apo hapa fals pasi presioni psikologjik tani vlen po aq sa cilësia në fushë.
Ajo që bie më shumë në sy është fakti se diferencat mes skuadrave jan minimale.
Vllaznia ka eksperiencën dhe dëshirën për të rikthyer titullin pas shumë vitesh pritje,Egnatia duket skuadra më e kompletuar në aspektin e lojës,Elbasani ka treguar karakter gjatë gjithë sezonit,ndërsa Dinamo mbetet ekipi që mund të prish planet e të gjithëve.
Në fund mund të thuhet se “Final-Four” po i kthen kampionatit “Abisnet Superiore” emocionin e munguar të javëve të fundit të kampionatit.
Tashmë nuk mjafton vetëm të jesh i mirë gjatë sezonit të rregullt,por duhet të tregosh forcë edhe në momentet kur pesha e fanellës dhe presioni bëhen më të mëdha se kurrë.
Fatos LAMAJ


