Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvillon takim me drejtuesit e klubeve & akademive për sezonin futbollistik 2026/2027

Lexo

- Reklamë -spot_img

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF organizoi një takim me drejtorët e klubeve dhe akademive, në kuadër të përgatitjeve për sezonin futbollistik 2026/2027. Takimi u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu dhe Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve kryesore që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e kompeticioneve për sezonin e ardhshëm, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes FSHF-së, klubeve dhe akademive.

Gjatë takimit u diskutuan projekt-kalendarët e kompeticioneve, datat e nisjes dhe përfundimit të kampionateve, skemat e garave, si edhe oraret e transmetimeve televizive të ndeshjeve të “Abissnet Superiore” dhe “Kategorisë së Parë”.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte edhe numri i lojtarëve të huaj, ndërsa në diskutim u përfshinë edhe çështje të tjera me interes për mbarëvajtjen dhe rritjen e cilësisë së garave në futbollin shqiptar.

Drejtuesit e klubeve dhe akademive dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për temat e trajtuara, ndërsa FSHF vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjithë aktorët e futbollit për organizimin sa më të mirë të kompeticioneve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img