Faza e parë e raundit “Final-Four” në Abisnet Superiore ka hyrë menjëherë në një nivel dramatik që në start,duke e bërë garën për titullin kampion më të hapur se kurrë.
Rezultatet e javës së parë kanë prodhuar një barazim të trefishtë në krye të renditjes ku Vllaznia,Elbasani dhe Egnatia ndodhen të gjitha në kuotën e 31 pikëve,duke krijuar një situatë ku çdo detaj i vogël mund të vendos fatin e sezonit.
Kjo fazë është karakterizuar nga surpriza të menjëhershme dhe humbje të papritura për ekipet kryesuese,të cilat nuk kanë arritur të ruajnë vazhdimësinë e rezultateve të fazës së rregullt.
Vllaznia dhe Elbasani kan pësuar goditje të rëndësishme në ndeshjet e tyre të para,ndërsa Egnatia ka arritur të përfitojë maksimalisht nga përballja direkte ndaj verdhebluve,duke mar një fitore me peshë të madhe në aspektin psikologjik dhe tabelor.
Sipas rregullores zyrtare të kampionatit shqiptar në rastet kur skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta nuk meret në konsideratë golavarazhi i përgjithshëm i sezonit,por kriteri vendimtar janë ndeshjet direkte mes ekipeve të përfshira në barazim.
Ky rregull i jep një dimension shumë më strategjik fazës “Final-Four” pasi çdo përballje direkte kthehet praktikisht në një ndeshje me peshë finale.
Në këtë renditje të përkohshme të krijuar pas aplikimit të këtij kriteri avantazhin e parë e mban Vllaznia,e cila del më mirë në bilancin e përballjeve direkte ndaj dy rivalëve të saj kryesorë.
Megjithatë diferencat jan minimale dhe çdo ndeshje e mbetur mund ta ndryshojë renditjen në mënyrë të menjëhershme.
Nga ana tjetër Egnatia ka treguar se është një kundërshtar shumë i fortë në këtë fazë vendimtare,duke u mbështetur në një organizim të fortë taktik dhe efikasitet në momentet kyçe.
Ndërkohë Elbasani pavarësisht luhatjeve mbetet plotësisht në garë dhe ende ka në dorë fatin e vet për të synuar titullin.
Në përgjithësi “Final-Four” ka mar formën e një mini kampionati të vërtetë ku asgjë nuk është e sigurt dhe ku diferencat mes skuadrave janë aq të vogla sa një gol,një episod apo një vendim arbitral mund të ndryshoj krejtësisht rrjedhën e garës për titullin kampion.
Fatos LAMAJ


