(Video) Vllaznia e Atletikës nuk din të ndalet! Pas sukseseve me ekipet e meshkujve U16, U18, vjen titulli kampion i radhës kampion me U20

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia e Atletikës nuk din të ndalet. Pas sukseseve me ekipet e meshkujve U16 dhe  U18 që u shpallën kampionë kombëtarë më herët, vjen titulli kampion i radhës për vitin 2026 me kategorinë e moshës së të rinjëve U20. Një sukses ky i arritur, falë një dominimi në garat e zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një titull ky mëse i merituar, i cili është i 18-ti rradhazi duke dëshmuar punën profesionale të trajnerëve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Kampionati Kombëtar i Atletikës për të Rinj U-20 përfshiu në konkurim rreth 170 atletë dhe atlete nga 11 ekipe të ndryshme nga e gjithë Shqipëria, të cilët garuan në disiplinat më të ndryshme të atletikës.

Spikatjen më të madhe nga ekipi i Vllaznisë e bënë Sidrit Kopliku me dy vende të para në vrapimin 400 me pengesa dhe 800 metra, Dejan Balla vendi i parë në 400 metra dhe i dyti në 200 metra, Marjo Cepi kampion në Kërcim së Gjati dhe i dyti në Trehapësh, Elizio Spathari kampion në Trehëpësh dhe i dyti në Kërcim së Gjati.

Paraqitje shumë të mirë bënë edhe Renis Jasini dhe Damian Pohja të renditur në vendin e dytë dhe të tretë në garën e 100 metrave, ndërkohë që Vllaznia u shpall fituese në dy stafetat , 4×100 dhe 4×400 metra me vrapuesit Dejan Balla, Idlir Hoxha, Mario Cepi, Damian Pohja dhe Sidrit Kopliku.

Rezultatet e këtij kampionati pritet të shërbejnë si një tregues i rëndësishëm për përzgjedhjen e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin në aktivitetet e ardhshme rajonale dhe ndërkombëtare.

Rezultatet teknike të atletëve të Vllaznisë

𝐒𝐢𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮

Vend i parë në 400 metra/ pengesa me kohën 56″18, një rezultat shumë i mirë

Vend i parë në 800 metra me kohën 1’59″5

𝐃𝐞𝐣𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐚

Vend i parë në 400 metra me kohën 51″4, një rezultat shumë i mirë.

Vend i dytë në 200 metra me kohën 23″66.

𝐑𝐞𝐧𝐢𝐬 𝐉𝐚𝐬𝐢𝐧𝐢

Vend i dytë në 100 metra me kohën 11″70

𝐃𝐚𝐦𝐢𝐚𝐧 𝐏𝐨𝐡𝐣𝐚

Vendi i tretë ne 100 metra

𝐌𝐚𝐫𝐢𝐨 𝐂𝐞𝐩𝐢

Vend i parë në garën e kërcimit së gjati

Vend i dytë në garën e kërcimit trehapësh

𝐄𝐥𝐢𝐳𝐞𝐨 𝐒𝐩𝐚𝐭𝐡𝐚𝐫𝐢

Vend i parë në garën e kërcimit trehapësh

Vend i dytë në garën e kërcimit së gjati

𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐞𝐤𝐢𝐩

Vend i parë në stafetën 4×100 metra (Dejan Balla, Idlir Hoxha, Mario Cepi, Damian Pohja)

Vend i parë në stafetën 4×400 metra (Sidrit Kopliku, Mario Cepi, Idlir Hoxha, Dejan Balla)

𝐑𝐄𝐍𝐃𝐈𝐓𝐉𝐀 𝐄𝐊𝐈𝐏𝐎𝐑𝐄

Vllaznia vend i parë me 106 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img