Disiplina dënon AF Elbasani me gjobë 100.000 lekë: “Për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar“

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vendimi nr. 47 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 21.05.2026

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Pogradeci U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  3. AF Luftetari U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Pogradeci U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Në zbatim të neneve 6/3/h dhe 32 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, si dhe bazuar në nenin 27/1 të Rregullores së Veprimtarisë, për shkak të tërheqjes nga zhvillimi i ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 në më shumë se një rast, AF Luftëtari U-17 përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2025–2026, zbritet në një kategori më të ulët dhe penalizohet me zbritjen e 6 (gjashtë) pikëve në sezonin pasardhës.

  1. KF Turbina U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-16, kundër FC Kinostudio U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  2. Zyrtari i FC Besa U-15, Kosta Bruca, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i Atletik Klub U-15, Rejan Sadikaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FC Kinostudio U-15, Ensar Balliu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i FC Kinostudio U-15, Mateo Kurti, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  6. Zyrtari i KF Laçi U-14, Altin Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. AF L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF DEA U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  8. KF Përmeti U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Flamur Shehu U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  9. KF Tepelena U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Argjiro U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. AF Flamur Shehu U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër Tepelena B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  11. Zyrtari i Don Bosko Academy U-13, Erblin Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i KF Burreli U-13, Sokol Fagu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Albanet U-16, Rejan Kurti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  14. Rrëzimin e kërkesës së KF Vllaznia Vajza, në lidhje me rishikimin e vendimit nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img