Shqipëria mbyll fazën e grupeve, nesër përballet me Francën në 1/8-at e Kampionatit Europian të Socca-s

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare e Socca-s mbylli fazën e grupeve në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, pas ndeshjes ndaj Sllovenisë, e fituar nga kundërshtarët me rezultatin 3-2.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën, duke kaluar në avantazh 1-0 falë golit të Mario Ademit. Megjithatë, Sllovenia reagoi dhe arriti të përmbysë rezultatin me tre gola të realizuar gjatë takimit.

Në minutat e fundit, Shqipëria u rikthye në lojë me golin e Oltion Rrapës, duke rihapur sfidën, por pa mundur të shmangte humbjen minimale 3-2.

Pavarësisht rezultatit, Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian të Socca-s, duke vijuar rrugëtimin në këtë turne që po organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Në fazën e 1/8-ave, Shqipëria do të përballet nesër ndaj Francës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:10 në “Shtëpinë e Futbollit”, ku kuqezinjtë do të synojnë kalimin në çerekfinale.

Mbështetja e tifozëve shqiptarë pritet të jetë shumë e rëndësishme për skuadrën në këtë sfidë vendimtare, ndërsa atmosfera në “Shtëpinë e Futbollit” ka qenë fantastike gjatë gjithë ditëve të para të turneut.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img