Emocionet e fundit të Superiore “Final 4”. Aksi Tiranë-Elbasan: Vllaznia-Elbasani dhe Egnatia-Dinamo, përcaktojnë kampionen 2026. Luhen të dielën, paralelisht në të njëjtën orë, 19:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të dielën në mbrëmje, futbolli shqiptar do të përjetojë aktin final të sezonit 2025/26, aty ku do të vendoset edhe skuadra kampione e “Final 4”. Egnatia, AF Elbasani dhe Vllaznia mbeten në garë për titullin, ndërsa dy sfidat e fundit premtojnë spektakël, rivalitet dhe emocione deri në sekondat e fundit.

Në ora 19:00 do të luhen njëkohësisht dy ndeshjet vendimtare të javës finale. Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia do të përballet me AF Elbasanin në një duel direkt mes dy skuadrave pretendente për trofeun, ndërsa në “Elbasan Arena”, Egnatia do të sfidojë Dinamo City-n, me rrogozhinasit që mbajnë fatin në duart e tyre.

Egnatia kryeson garën dhe kërkon të mbyllë sezonin me një tjetër sukses historik, por AF Elbasani dhe Vllaznia vijojnë të besojnë deri në fund te mundësia për të ngritur trofeun kampion.

Përballjet direkte të këtij sezoni kanë treguar se diferencat mes skuadrave janë minimale, çka e bën edhe më të paparashikueshme mbrëmjen finale. Sytë e tifozëve do të jenë të përqendruar te dy stadiumet, ku çdo gol, çdo rast dhe çdo moment mund të ndryshojë fatin e titullit kampion.

Pas një sezoni të luftuar dhe plot emocione, gjithçka do të vendoset në 90 minutat e fundit të “Final 4”. Me emocione po i prek këto dy ndeshje vendimtare që përcaktojnë fatin e titullit kampion, edhe ish futbollisti i njohur Agustin Kola, i konsideruar se legjenda bardheblu.

Një mbrëmje për t’u mos u humbur, aty ku futbolli shqiptar do të kurorëzojë kampionen e sezonit 2025/26.

Biletat për dy ndeshjet e fundit të “Final Four” mund të blihen online në platformën ebileta.al , si edhe fizikisht pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img