Lajmi i fundit…Zyrtare-KF Vllaznia, rinovon kontratën edhe për dy vite të tjera me trajnerin Edi Martini. Akordi është arritur edhe me drejtorin sportiv Vioresin Sinani

Trajneri Edi Martini do të vijojë bashkëpunimin me Vllazninë. Pa kaluar 24 orë nga mbyllja zyrtare e kampionatit të Abissnet Superiore, ku Vllaznia e mbylli në vendin e tretë pas Egnatias kampione dhe Elbasanit nënkampion, klubi kuqeblu bën të ditur zyrtarisht marrëveshjen e arritur me trajnerin Edi Martini për vazhdimësinë e tij në krye të Vllaznisë.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme.”

Në fakt, burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, vendimin për vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini e kishte marrë më herët, pa nisur faza e “Final 4”, jo vetëm për Martinin, por në të njëjtën kohë edhe për drejtorin sportiv, Vioresin Sinani.

Zyrtarisht, për Martninin, vendimi zyrtar u bë publik mesditën e sotme, ndërkohë që një e tilë pritet të bëhet edhe për drejtorin sportiv Vioresin Sinani.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe