Prag Botërori 2026-Brazili dhe Gjermania fitojnë miqësoret e para, mundin Panamanë dhe Finlandën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Brazili i nis fuqishëm përgatitjet e Botërorit, duke mundur 6-2 Panamanë në miqësore. Alisson ishte protagonist në pjesën e parë, ashtu si Vinicius Junior me gol dhe asist. Në pjesën e dytë Seleçao shpërtheu dhe Rayan, Paquetà, Igor Thiago dhe Danilo kompletuan goleadën.

Duke pritur debutimin në Botëror, i parashikuar natën mes 13 dhe 14 qershorit, Brazili i afrohet turneut me një goleadë. Skuadra e trajnerit Anceloti mundi 6-2 Panamanë. Trajneri italian aktivizoi Bremer e Ëesley, i dha besim Alex Sandro-s dhe bëri ndonjë eksperiment. Titullarë ishin Luiz Henrique dhe Casemiro, Raphinha trekuartist dhe Cunha “pykë”.

Vinicius Junior zhbllokoi shifrat që në start dhe më pas dha një asist për Casemiro. Në pjesën e dytë Ancelotti ndryshoi gjithë skuadrën, duke hedhur në fushë edhe Ederson e Paquetà. Brazili me dy sulmues, Igor Thiago dhe Endrick, ishte i papërmbajtshëm. Rayan, Paquetà, Igor Thiago dhe Danilo realizuan golat e tjerë.

Fitore me shumë gola në miqësore edhe për Gjermaninë, 4-0 ndaj Finlandës. Ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Nagelsmann.

Undav shënoi golin e parë në minutën e 34-t dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të gjermanëve. Sapo nisi pjesa e dytë Undav dha një asist për Ëirtz, që dyfishoi shifrat. Lojtari i Shtutgart kompletoi ndeshjen perfekte me golin e 3-të dhe pastaj u detyrua të linte fushën për një problem fizik. Goli i 4-t mban firmën e Musiala.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img