Vllaznia vazhdon formatimin e skuadrës. Pas Martinit, Sinanit, Kallakut, Kastratit, Pohls, vjen zyrtarizimi edhe për Edon Muratajn

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pasi mbylli sezonin e Superiores 2025-2026 duke u renditur në vendin e tretë, gjë që e lejon të jetë konkuruese në Kupat e Europës, drejtuesit e KF Vllaznia kanë nisur një tur firmash zyrtare që deri më tash janë riformatime nga kontigjenti i sezonit të kaluar.

Dhe, pikë së pari e ka nisur nga dyshja drejtuese e skuadrës, trajneri Edi Martini dhe drejtori sportiv Vioresin Sinani, për të vijuar me dy prej futbollistëve më të spikatur të sezonit që lamë pas, Sherif Kallakut, dhe të Lirim Kastratit.

Firma këto që i përkasin ditës së djeshme, ndërkohë që dita e sotme ka vijuar me emra të tjerë. Fillimisht me gjermanin e portës kuqeblu, Leon Pohls, ndërkohë që vetëm pak minuta më parë është konfirmuar bashkëpunimi edhe me Edon Muratajn.

“𝐄𝐃𝐎𝐍 𝐌𝐔𝐑𝐀𝐓𝐀𝐉 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐍𝐉𝐄̈ 𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍 𝐓𝐉𝐄𝐓𝐄̈𝐑

Edhe një tjetër futbollist do të vijojë rrugëtimin e tij me skuadrën tonë edhe për sezonin e ardhshëm. KF Vllaznia dhe Edon Murataj kanë rënë dakord të vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img