Kombëtarja- Italiani i pankinës kuqezi Rolando Maran debuton të mërkurën në miqësoren, Shqipëri-Izrael

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë këtë të mërkurë për të zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj Izraelit, në një sfidë që pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi pas mbylljes së rrugëtimit në eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

Takimi ndaj Izraelit do të jetë shumë më tepër sesa një miqësore e zakonshme, pasi do të shënojë nisjen e një epoke të re në stolin e Shqipërisë.

Për herë të parë në pankinën kuqezi do të debutojë trajneri italian Rolando Maran i cili mori drejtimin e kombëtares pas përfundimit të ciklit të kaluar.

Tekniku 62-vjeçar pritet të sjellë ide të reja taktike dhe një tjetër filozofi loje,ndërsa kjo sfidë do të shërbejë edhe si testi i parë për të kuptuar ndryshimet që ai synon të aplikojë në skuadër.

Maran duket se ka pak dilema sa i përket formacionit bazë,megjithatë priten edhe disa risi interesante.

Një nga emrat që ka mar më shumë vëmendje është ai i Luis Hasa,teksa mesfushori ofensiv mund të aktivizohet në rolin e fantazistit pas sulmuesit kryesor një pozicion ku stafi teknik kërkon më shumë fantazi,shpejtësi në kombinime dhe kreativitet në fazën sulmuese.

Në repartin defensiv mungesa e mbrojtësit Ardian Ismajli,i cili u largua nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike pritet të ndryshojë planet e trajnerit italian.

Në qendër të mbrojtjes favoritë për të nisur nga minuta e parë janë Arlind Ajeti dhe kapiteni Berat Gjimshiti,dy futbollistë me eksperiencë që pritet të garantojnë siguri në prapavijë.

Në krahë titullarë priten Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë.

Në portë favorit për të marrë fanellën e titullarit mbetet Alen Sherri,i cili shihet si një nga alternativat më të besueshme të momentit.

Ndërkohë në mesfushë, balanca e ekipit pritet ti besohet dyshes Juljan Shehu dhe Kristjan Asllani me këtë të fundit që do të ketë një rol kyç në organizimin e lojës dhe ndërtimin e aksioneve.

Në fazën ofensive Shqipëria pritet të mbështetet te shpejtësia dhe fantazia e Myrto Uzuni dhe Nedim Bajrami ndërsa në majën e sulmit mund të rikthehet nga minuta e parë Armando Broja.

Sulmuesi kuqezi shihet si pika kryesore e repartit ofensiv dhe rikthimi i tij në formacion do të ishte një lajm shumë pozitiv për ekipin e Maran.

Sfida ndaj Izraelit pritet të jetë një provë e rëndësishme për Shqipërinë jo vetëm për rezultatin por edhe për të parë reagimin e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri.

Maran synon të krijoj një ekip më agresiv në fazën sulmuese dhe më të organizuar në mbrojtje,ndërsa kjo miqësore do të jap sinjalet e para për projektin e ri kuqezi.

Historikisht përballjet mes Shqipërisë dhe Izraelit kanë qenë të balancuara dhe të luftuara.

Kjo do të jetë ndeshja e shtatë mes dy kombëtareve,me kuqezinjtë që kanë regjistruar dy fitore dhe katër humbje në gjashtë sfidat e mëparshme ndaj izraelitëve.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img