Kuqeblutë e Vllaznisë vazhdojnë të mbyllin marrëveshjet me një pjesë të futbollistëve të cilët ishin pjesë e sezonit futbollistik 2025-2026.
Që prej ditës së hënë, lista e atyre që do të vijojnë të jenë pjesë e Vllaznisë ka nisur me stafin teknik, ku dyshes Edi Martini-Vioresin Sinani i është afruar kontrata dy vjeçare, ndërkohë që për Sherif Kallakun, Lirim Kastratin, Leon Pohls, Edon Murataj, Jasmin Çelikoviç, firmat janë hedhur vetëm për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i radhës që i afrohet kjo kontratë një vjeçare me kuqeblutë është Klinti Qato.
Postimi zyrtar i KF Vllaznia
𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐎𝐉𝐌𝐄̈ 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐌𝐄 𝐊𝐋𝐈𝐍𝐓𝐈 𝐐𝐀𝐓𝐎𝐍…
Edhe një sezon tjetër do të jemi me futbollistin Klinti Qato në rrugëtimin tonë të përbashkët. Ecim më tej..


