Dinamo City rinovon me kapitenin Bruno Dita dhe portierin Aldo Teqja

Lexo

- Reklamë -spot_img

Disa ditë pushim pas mbylljes së sezonit dhe pastaj sërish në fushë për përgatitjet europiane. Dinamo, fituese e Kupës së Shqipërisë për të dytin vit radhazi, do të marrë pjesë në Conference League, ndërkohë në skuadër pritet të ketë lëvizje në hyrje dhe në dalje.

RTSH Sport mëson se kapiteni Bruno Dita dhe portieri Aldo Teqja janë të parët që kanë rënë dakord për të vazhduar me fanellën blu edhe sezonin e ardhshëm. Klubi po vazhdon bsiedimet me të tjerë lojtarë që janë në fund kontrate dhe së shpejti pritet të ketë të tjera akorde.

Në anën tjetër, pritet të ketë lëvizje për përforcimin e skuadrës në merkaton e verës. Presidenti Bardhi është i predispozuar të plotësojë kërkesat e trajnerit Daja, për të pasur një Dinamo sa më të fortë në Europë dhe në kampionatin e ri. Me shumë mundësi, do të ketë blerje të rëndësishme për të tre repartet, por për momentin nuk ka ndonjë afrim zyrtar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img