Jo vetëm rinovime, por edhe largime. Vllaznia, mbyll bashkëpunimin me Andrey Yago dhe Alexandros Kouros. Priten edhe të tjerë…

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas një seri firmash rinovimi me stafin dhe disa futbollistë, KF Vllaznia ka nisur edhe proçesin e largimeve nga skuadra.

Të parët që janë bërë publik përmes njoftimit zyrtar të klubit kuqeblu janë braziliani Andrey Yago dhe Alexandros Kouros, futbollist i lindur në Poliçan por me pasaportë greke.

Nga sa bëhet e ditur, nga radhët e kuqebluve pritet të ketë edhe largime të tjera, mes të cilëve përflitet edhe mesfushori shkatërrues, Ardit Krymi, në adresë të të cilit ka oferta nga brenda dhe jashtë vendit.

Postimi zyrtar i KF Vllaznia

KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Andrey Yago dhe Alexandros Kouros.

Njëkohësisht i falenderojmë për kontributin e tyre me fanellën dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img