Ish basketbollisti dhe trajneri kampion i Vllaznisë Bledar Gjeçaj, ka dy vite që është shkëputur nga KB Vllaznia duke zgjedhur Kosovën për të vijuar karrieren e tij sportive.
Dhe, destinacioni i tij është Prizreni, aty ku si basketbollist ka lënë gjurmë duke fituar trofe me KB Bashkimi në kampionatin kosovar. Dy sezone që si zëvendëstrajner duke pasur në ekip edhe djalin e tij, talentin Veton Gjeçaj, prizrenasit e basketit të meshkujve bënë mirë, jo vetem në Superligën e Kosovës, por më së shumtmi me kalimin e tureve europiane.
Me kthimin e tij në Shkodër për periudhën e pushimeve, Veriu Sport, shfrytëzoi një moment kur Bledari po zhvillonte një seancë individuale me djalin e tij në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” duke i kërkuar një mendim për mbylljen e sezonit të Vllaznisë së basketit.
Sipas tij, dy ekipet e Vllaznisë së basketbollit meshkuj dhe femra mbyllën një sezon pozitiv, por për të pasur rezultate më të mira, ai është i mendimet se vemendja duhet të jetë më shumë tek elementi vendas dhe jo i huaj.
Ndërkohë, Gjeçajn është shumë e rëndësishme edhe aspekti financiar, pasi sipas tij, në këtë aspekt, ekipet e basketbollti vuajnë shumë.
Gjeçaj pranon që tekniku kuqeblu të basketit meshkuj Eni Llazani, ka nisur një projekt pozitiv me elementin e ri të Akademisë së Basketbollit Vllaznia, por sipas tij duhet më tepër.
Në vijim, Gjeçaj, flet edhe për kampionatin kosovar ku thotë se po kalon një përvojë shumë pozitive, ai si trajner dhe djali i tij Vetoni, si basketbollist pranë Bashkimit të Prizrenit.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të basketbollit, Bledar Gjeçaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


