Prag Çeki-Shqipëri për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Çeki, Ilir Tepelena, pret Kombëtaren kuqezi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Pragë në kuadër të ndeshjes ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Skuadra kuqezi është akomoduar në kryeqytetin çek dhe po vijon përgatitjet për sfidën e rëndësishme të së premtes. Gjatë qëndrimit në Pragë, ekipi dhe stafi kuqezi u vizituan në hotel nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Çeki, Sh.T.Z. Ilir Tepelena.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Tepelena i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar në Pragë dhe shprehu mbështetjen e tij për Kombëtaren, duke i uruar vajzave kuqezi suksese në përballjen e ardhshme.

Kombëtarja do të zhvillojë pasditen e sotme seancën zyrtare stërvitore, ndërsa nesër do të përballet me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027 për vajza.

Takimi do të luhet në stadiumin “FK Viktoria Žižkov”, duke nisur nga ora 17:30.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img