Plotësohet stafi teknik i Vllaznisë. Rinovon edhe zv.trajneri Ergi Borshi. Firmos edhe portjeri i ri Rezart Bunjaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gjatë prononcimit për mediet pas ndeshjes Vllaznia-Elbasani, e vlefshme për “Final 4” të së dielës së kaluar, zëvendtrajneri i Vllaznisë Ergi Borshi do të deklaronte se pas asaj ndeshje i mbaronte kontrata dhe për vazhdimësinë duhej të fliste me drejtuesit e klubit.

Mirëkuprimi i bashkëpunimi në stafin kuqeblu ka ardhur, dhe paraditen e së premtes, KF Vllaznia ka deklaruar zyrtarisht vazhdimin e punës së Borshit në stafin kuqeblu.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me zëvendtrajnerin Ergi Borshi. Ai do të jetë pjesë e stafit teknik të ekipit të parë edhe në vijim.”, thuhet në njoftimin e KF Vllaznia.

Ndërkohë, sa i takon skuadrës, në vazhdën e disa rinovimeve radhazi ka ardhur edhe ai me portjerin e ri Rezart Bunjaj.

 “KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën edhe me portierin Rezart Bunjaj. Sëbashku me Pohls dhe Jukaj, këto tre portierë do të jenë siguria e skuadrës në prapavijën e saj për sezonin e ri.”, shkruhet në njoftimin përkatës

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Barazim pa gola në duelin e Fushë Krujës, Iliria-Pogradeci

Iliria-Pogradeci 0-0 Kartonë të verdhë:Gjikolaj 50'/Lleshaj 28',Kasmollari  60',Samake 65',Preknicaj 81',trajneri Çela 93' Kartonë i kuq:Kuli 44' Iliria:F.Hasaj,A.Selmani,Gjikolaj,Jahaja,Kithambo(Kosie 92'),Markoçi,Osma,Jakubu(R.Hasaj 79'),Çuçka(Gjuzi 87'),Mustafa(Olola 79'),Abdulaje Trajner:Dritan...
- Advertisement -spot_img