Kombëtarja shqiptare zbret sot në stadiumin “Air Albania” për miqësoren ndaj Luksemburgut në një ndeshje që do ti shërbejë trajnerit të ri Rolando Maran për të konsoliduar idetë e tij dhe për të testuar gjendjen e grupit.

Kuqezinjtë pritet të rreshtohen me skemën 4-2-3-1 një formacion që kombinon sigurinë në mbrojtje me potencialin ofensiv në repartin e avancuar.
Në portë do të jetë sërish Sherri i cili fiton një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij me fanellën kuqezi.
Përpara tij do të vendoset një repart mbrojtës me përvojë ku spikat kapiteni Gjimshiti si lideri i prapavijës shqiptare ndërsa Cake pritet të zërë vendin e mbrojtësit Ajeti.
Në krahët e mbrojtjes do të veprojnë Hysaj dhe Mitaj dy lojtarë që japin siguri në fazën mbrojtëse por edhe mbështetje të vazhdueshme në sulm.
Në mesfushë dyshja Ramadani dhe Asllani do të ketë detyrën të kontrollojë ritmin e lojës.
Ramadani pritet të jetë më i fokusuar në rikuperimin e topave dhe balancimin e skuadrës ndërsa Asllani do të ketë përgjegjësinë për organizimin e aksioneve dhe furnizimin e repartit ofensiv.
Pas sulmuesit do të luajnë tre futbollistë me karakteristika të ndryshme,teksa Uzuni do të luaj në të djathtë ku pritet të sjell shpejtësi dhe depërtime,Bajrami do të ketë rolin e fantazistit dhe organizatorit të lojës,ndërsa Hoxha në krahun e majtë pritet të krijoj epërsi numerike me driblimet dhe lëvizjet e tij.
Në majën e sulmit do të jetë Broja i cili mbetet pika kryesore e referimit për kuqezinjtë.
Sulmuesi shqiptar synon të rikthehet protagonist me gol dhe paraqitje bindëse duke shfrytëzuar forcën fizike shpejtësinë dhe aftësinë për të sulmuar hapësirat.
Përballë një kundërshtari si Luksemburgu Shqipëria do të kërkojë të mar kontrollin e lojës që nga minutat e para duke shfaqur identitetin që trajneri Maran synon të ndërtojë për sfidat e ardhshme zyrtare.
Miqësorja përfaqëson një mundësi të mirë për të testuar automatizmat e skuadrës por edhe për të fituar besim para angazhimeve të radhës ndërkombëtare.
Fatos LAMAJ


