Barazimi 1-1 në transfëertë me Çekinë, ndeshje e luajtur pasditen e së pretems në stadiumin “FK Viktoria” të Pragës e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Brazil 2027”, konsidëerohet një rezultat shumë pozitiv për kombëtaren e futbollit të femrave që drejtohet nga trajneri shkodran Armir Grima.
Një barazim që hap shanset për realizimin e objektivit që kombëtarja kuqezi të qëndrojë në Ligën B”, është përshëndetur nga Presidenti i FSHF-së Armand Duka.
“Pikë e çmuar në Pragë.
Bravo vajzave kuqezi që treguan edhe një herë karakter, forcë dhe shpirt gare ndaj Çekisë.
Tani i gjithë fokusi te sfida e radhës ndaj Malit të Zi.”, shkruan kreu i FSHF-së Armand Duka në rrjetet sociale.


