Kombëtarja U-19 humbet edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë U-19

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria U19-Bullgaria U19,  0-3(Shënues: Boychev 27’, Tsonev 44’, Bozhkov 62’)

Formacioni i Shqipërisë U19: Culi (GK), Nikolli, Sylejmani, Llana, Sheji, Gjoka, Blini, Mihana, Vrella, Vukaj, Asani. Trajner: Fatjon Tafaj

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë U-19. Në kompleksin “National Football Base”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3-0.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi (GK), Nikolli, Sylejmani, Llana, Sheji, Gjoka, Blini, Mihana, Vrella, Vukaj, Asani.

Bullgaria kaloi në avantazh në minutën e 27-të me Boychev, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë Tsonev realizoi golin e dytë për vendasit. Në pjesën e dytë, Bozhkov shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Gjatë ndeshjes, stafi teknik kreu disa zëvendësime për t’u dhënë hapësirë sa më shumë lojtarëve të grumbulluar, në funksion të monitorimit dhe vlerësimit të grupit.

Dy ndeshjet miqësore ndaj Bullgarisë i shërbyen Kombëtares U-19 për të testuar grupin e lojtarëve dhe për të vijuar procesin e përgatitjeve në prag të sfidave të ardhshme kualifikuese.

Kjo ishte miqësorja e dytë për kombëtaren shqiptare U-19 ndaj Bullgarisë U-19, ku edhe përballja e parë e luajtur në  kompleksin “National Football Base”, e ka humbur me rezultatin minimal 1-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img