Për ish kapitenin e kombëtares shqiptare dhe një ndër analistët dhe specialistët më të spikatur të futbollit shqiptar, Rudi Vata, Vllaznia mbylli një sezon të dështuar, ku sidomos ndeshjet e fazës “Final 4” lënë për të dëshiruar.
Në një intervistë dhënë për Veriu Sport, Vata komenton si pozitive lëvizjet më të fundit në rioganizimin e skuadrës, rikonfirmimin e stafit teknik, trajnerin dhe zv.trajnerin Martini-Borshi, drejtorin sportiv Sinani, si dhe një pjesë e mirë e titullarëve kuqeblu, por edhe për afrimin e parë, mesfushori, Patrik Bardhi nga Vora.
Vata, thotë se këto lëvizje duhet të vazhdojnë edhe më tej në plotësimin e kontigjentit të duhur, sepse koha përgatitore për konkurimin në Kupat e Europës është e shkurtër.
Sipas tij, nëse sezoni i ri futbollistik në një farë mënyre varet edhe nga ecuria në Kupat e Europës, sepse sa më shumë ture të kalohen arka e Vllaznisë forcohet edhe më shumë duke krijuar bazën e një skuadre pretendente për titull.
(Video) Prononcimin e plotë të ish kapitenit të kombëtares, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


