Elbasani nis revolucionin, Gomes dhe Tsague drejt largimit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani ka nisur të projektojë sezonin e ri ndërsa merkatoja verore pritet të sjellë jo vetëm afrime por edhe largime të rëndësishme nga skuadra verdheblu.

Sipas burimeve pranë klubit sulmuesit Gomes dhe Tsague jan shumë pranë largimit nga Elbasani duke mbyllur kështu aventurën e tyre me nënkampionët e Shqipërisë pas vetëm një sezoni.

Bëhet fjalë për dy futbollistë që dhanë kontributin e tyre në rrugëtimin e ekipit gjatë sezonit të fundit ku Elbasani zhvilloi një kampionat mjaft pozitiv duke qëndruar në garën për titull deri në javën e fundit të “Abisnet Superiore”.

Megjithatë statistikat individuale nuk rezultuan në nivelin e pritshmërive.

Sulmuesi portugez Gomes arriti të shënojë vetëm një gol gjatë sezonit ndërsa kamerunasi Tsague realizoi dy gola me fanellën verdheblu.

Gomes iu bashkua Elbasanit më 23 korrik 2024 duke ardhur nga skuadra ukrainase Cernomorets ndërsa Tsague u transferua në qytetin elbasanas më 31 gusht të po atij viti nga Fujairah klub që militon në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Drejtuesit e Elbasanit po punojnë për ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe largimi i dy lojtarëve duket se është pjesë e planit për të rifreskuar organikën.

Në ditët në vijim priten edhe lëvizje të tjera si në hyrje ashtu edhe në dalje teksa verdheblutë synojnë të mbeten mes protagonistëve të futbollit shqiptar.

Pas sezonit të suksesshëm që e pa Elbasanin të luftonte deri në fund për trofetë merkatoja verore pritet të jetë vendimtare për ambiciet e klubit në edicionin e ardhshëm.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img