Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shkodër, gati për sfidën ndaj Malit të Zi. Nesër(e martë), në “Loro Boriçi”, Shqipëri-Mali iZi, ora 19:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës “Brazil 2027” ndaj Malit të Zi, që do të luhet nesër, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Skuadra zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi. Seanca, që zgjati rreth një orë, u fokusua te vendosja taktike në fushë dhe ushtrime me ngarkesë të lehtë, në prag të sfidës së nesërme.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi gëzon gjendje të mirë fizike, me përjashtim të portieres Antigoni Hyska, e cila vijon të ndiejë shqetësime në gju dhe vijon të jetë nën monitorimin e stafit mjekësor.

Takimi Shqipëri–Mali i Zi do të zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV. Hyrja për tifozët do të jetë falas.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img