Besnik Hasi, zyrtarizohet si trajneri i ri i Amedspor, skuadër që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit turk

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besnik Hasi do të nisë një aventurë të re si trajner. 54-vjeçari shqiptar është zyrtarizuar si trajneri i ri i Amedspor, skuadër që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit turk.

Hasi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin që këtë sezon do të debutojë në Superligën turke.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me trajnerin me përvojë Besnik Hasi që mbulon sezonet 2026/2027 dhe 2027/2028. Ne e mirëpresim Besnik Hasin në familjen Amedspor dhe i urojmë suksese në rolin e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Hasi është një trajner me eksperincë, që së fundmi ka drejtuar skuadrën e Anderlecht në Belgjikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img