Botwrori 2026-Kombëtarja iraniane merr një mbështetje të madhe nga tifozët meksikanë gjatë qëndrimit në Tijuana

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pak orë para ndeshjes inauguruese të Botërorit 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, kombëtarja iraniane po merr një mbështetje të madhe nga tifozët meksikanë gjatë qëndrimit në Tijuana. Irani ka zgjedhur qytetin në kufi me SHBA-të si seli, për shkak të pengesave logjistike të vendosura nga Washington-i.

Suporti lokal vjen nga meksikanët, pavarësisht masave të vendosura për skuadrat në kuadër të protokollit të sigurisë dhe organizimit të turneut. Lojtarët kanë liri lëvizjeje të limituar dhe mund të largohen nga hoteli vetëm për të shkuar te stërvitja me dyer të mbyllura.

Nga mbërritja e Iranit në qytetin kufitar të dielën, dhjetëra tifozë janë dëgjuar të bërtasin “Vamos Iran! Vamos Iran!”. Ata janë grumbulluar edhe afër hotelit të kombëtares aziatike për të marrë autografë dhe për të bërë foto me lojtarët e Iranit.

Disa pjesëtarë të skuadrës së Iranit kanë përfituar në momente të caktuara për t’u afruar me tifozët jashtë fushave me bar. Ata kanë firmosur albume figurash, fanella të ndryshme dhe objekte të tjera.

Në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku shfaqet një tifoz iranian jashtë hotelit të kombëtares, që këndon kore për të falënderuar Meksikën dhe tifozët e saj për pritjen e ngrohtë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img