Supersuksesi i Vllaznisë kampione për të 30-tën herë në atletikë, kryebashkiaku Benet Beci uron kuqeblutë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Atletika shkodrane ka korrur një supersukses, me ekipin e Vllaznisë që u shpall kampion kombëtar për herë të 18-të radhazi si dhe të 30-tin në historinë e atletikës shqiptare. Arritja më e madhe kjo për një ekip shqiptar, ku Vllaznia thyen rekordin e ekipit të Partizanit, i cili deri më tani numëronte 29 tituj kampion.

Suksesi në fjalë ka marrë vemendjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili uron kuqeblutë për arritjen në fjalë.

Mirëmëngjes me ngjyrat kuqeblu!

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në atletikë për herë të 30-të.

Një sukses që flet për traditën, punën dhe kulturën sportive që Shkodra ka ndërtuar ndër breza. Pas çdo medaljeje dhe çdo rezultati të arritur qëndron përkushtimi i atletëve, trajnerëve dhe i gjithë klubit.

Urime kampionëve tanë për këtë arritje të jashtëzakonshme!

Shkodra feston me ju. Vllaznia vazhdon të shkruajë histori. ”

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img