BOTËRORI “BRAZIL 2027” PËR VAJZA/ SHQIPËRIA NJEH MË 18 QERSHOR KUNDËRSHTARET E FAZËS PLAY-OFF, JA RIVALET E MUNDSHME

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave ka arritur një tjetër sukses historik, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Një arritje që konfirmon progresin e vazhdueshëm të skuadrës kuqezi dhe punën e bërë ndër vite nga Federata, stafi teknik dhe futbollistet shqiptare.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të mësojë më 18 qershor, në ora 12:00, emrin e ekipit kundërshtar për raundin e parë të play-off-it, një fazë që mund ta afrojë edhe më shumë Shqipërinë me ëndrrën e madhe të një kualifikimi historik në Kupën e Botës, si edhe rivalen e mundshme për raundin e dytë të fazës play-off, që siguron një vend në Botërorin 2027

Sipas formatit të garës, skuadrat e renditura në vendet e dyta dhe të treta të grupeve të Ligës B do të përballen me ekipet e renditura në vendet e fundit të grupeve të Ligës A dhe skuadrat fituese të grupeve të Ligës B.

Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë janë:

– Sllovenia, Polonia, Serbia dhe Ukraina (skuadrat e renditura në vendet e fundit të grupeve të Ligës A)

– Zvicra, Portugalia, Skocia dhe Uellsi (skuadrat fituese të grupeve të Ligës B).

Shorti i 18 qershorit do të përcaktojë rrugëtimin e radhës të vajzave kuqezi, të cilat tashmë kanë hyrë në historinë e futbollit shqiptar me këtë kualifikim të parë në fazën play-off të një Kampionati Botëror.

Po sipas formatit, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndërsa ndeshjen e kthimit në transfertë. Kalendari i plotë i ndeshjeve do të bëhet me dije pas hedhjes së shortit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img