(Video) Euro U-21 2027/ Nisin punimet për transformimin e fushës së stadiumit “Arena e Demave” me bar natyral

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 vitin e ardhshëm në Shqipëri, kanë nisur punimet për zëvendësimin e tapetit artificial në stadiumin “Arena e Demave” me bar natyral.

Aktualisht, ka nisur procesi i heqjes së tapetit artificial, ndërsa në fazat e ardhshme do të realizohet instalimi i sistemit të vaditjes.

Më pas do të vijojë mbjellja e fushës me bar natyral, një investim që synon të krijojë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Përveç stadiumit “Arena e Demave”, edhe në stadiumin “Air Albania” kanë nisur punimet për vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img