Këtë fundjavë në datat 13-14 Qershor, u zhvillua në Durrës edicioni i 5-të i Teuta Cup.
Në këtë kampionat morën pjesë 29 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Turqia, me gjithsej 307 sportistë pjesëmarrës.
Shoqata sportive ‘ Shkodra Not ‘, përfaqësuesit zyrtar të Klubit Vllaznia u përfaqësua nga këto sportistë:
- Viki Tafrruku
- Joel Golemi
- Skerdi Kroni
- Klea Dedi
- Herta Mimaj
- Melodi Mimaj
- Ajten Zaja
- Adriel Marku
- Kean Tafili
- Dean Vajushi
Sportistët u perfaqësuan në 39 disiplina duke përmirësuar të gjithë rekordet e tyre personale dhe duke fituar 20 medalje: 10 medalje ari, 7 argjendi dhe 3 bronzi. Këto rezultate bënë të mundur që ekipi i Vllaznisë të shpallet ekipi i tretë më i mirë i Kupës Teuta.
Joel Golemi fitoi vendin e parë në të gjitha disiplinat ku garoi: 50 m dhe 100 m stil i lirë, 50 m shpinë dhe 50 m delfin, duke u shpallur sportisti më i mirë i moshës së tij (Kategoria E).
Viki Tafrruku garoi në disiplinat 200 m dhe 400 m stil i lirë, ku fitoi vendin e parë në Kategorinë C dhe vendin e dytë në Kategorinë Open. Në disiplinën 800 m stil i lirë, ajo fitoi vendin e dytë në Kategorinë Open.
Në disiplinën 100 m stil i lirë, Viki u rendit e para në Kategorinë Open, duke regjistruar edhe kohën më të mirë të kampionatit në këtë disiplinë.
Për paraqitjen e saj të shkëlqyer, Viki Tafrruku u shpall sportistja e dytë më e mirë e Kategorisë C.
Skerdi Kroni fitoi vendin e parë në disiplinat 50 m stil i lirë dhe 200 m stil i lirë, vendin e dytë në 50 m delfin dhe vendin e tretë në 50 m shpinë dhe 100 m stil i lirë.
Klea Dedi fitoi vendin e dytë në disiplinat 50 m dhe 100 m shpinë, si dhe në 100 m stil i lirë, ndërsa u rendit e treta në disiplinën 50 m stil i lirë.
(Video) Pamje nga garat e notarëve shkodranë në Turneun Ndërkombëtar të notit “Teuta Cup 2026”.
Gaspër MARKU


