Gjermani-Curaçao 7-1(Shënues: Nmeca 6’, Sloterbek 38’, Havertz 45+4’, 88’, Musiala 47’, Broun 68’, Undav 78’ / Komenencia 21’)
Gjermania dhuroi spektakël në sfidën ndaj Curaçaos duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-1 dhe duke konfirmuar forcën e saj në arenën ndërkombëtare.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Gjermaninë të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Nmeca.
Megjithatë Kuraçao reagoi dhe në minutën e 21-të Komenencia barazoi shifrat në 1-1 duke surprizuar përkohësisht gjermanët.
Përgjigjja e Gjermanisë ishte e menjëhershme dhe në minutën e 38-të Sloterbek riktheu avantazhin.
Ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë në minutën 45+4 Havertz realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për të dërguar skuadrën e tij në pushim me rezultatin 3-1.
Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë për gjermanët dhe vetëm dy minuta pas rifillimit në minutën e 47-të Musiala shënoi golin e katërt.
Dominimi vazhdoi edhe më tej me Broun që realizoi në minutën e 68-të ndërsa Undav thelloi shifrat në 6-1 në minutën e 78-të.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit ishte sërish Havertz vulosi fitoren e thellë të Gjermanisë me golin e tij të dytë personal në minutën e 88-të duke vendosur rezultatin përfundimtar 7-1.
Me këtë sukses bindës Gjermania dërgon një sinjal të fortë për rivalët,ndërsa Kuraçao mbetet të reflektojë pas një humbjeje të rëndë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.
Fatos LAMAJ


