Belgjikë-Egjipt 1-1(Shënues: Hani 66′ (Autogol) / Ashur 19′)
Belgjika dhe Egjipti, pjesë konkuruese e grupit G, prezantuan një ndeshje luftarake duke pasur objektiv secila prej kombëtareve fitoren.
Por, pavarësisht luftës së fortë sportive, në fund të krejt ndeshjes nuk pati fitues duke regjitruar një barazim 1 me 1.
Sfida e luajtur në një temperaturë të lartë prej 30 gradësh, nuk i pengoi futbollistësh të bënin më të mirën e tyre, me veprime sulmuese, duke dhuruar emocione të forta.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Egjiptit falë golit të shënuar nga Ashur në të 19-tën minuta, ndërkohë një autogol i Hani në të 66-tën fiksoi barazimin 1 me 1.
Barazim ky bën që Belgjika të ketë humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës (8 fitore, 7 barazime). Ndërkohë, edhe pse Egjipti nuk arriti të regjistronte ndeshjen e pestë pa pësuar gol në gjashtë takimet e fundit, kjo paraqitje jep arsye për optimizëm për një nga përfaqësueset më të forta të futbollit afrikan.


