Laçi-Vllaznia 2-0(Shënues: Cena 50’, Traore 89’)
Kartonë të verdhë:Nerguti 35’/Dros 24′,Murataj 35′,Dylis 59′,Tafili 90+12′
Kartonë i kuq:Mehmeti 74′
Laçi:Guri,Azizi,Kurti,Tola,Bibo(Kalaj 78′),Ajazi(Cena 46′),Gamara(Samuel 90+17′),Traore,Nerguti,Stafa,Ndubuisi Trajner:Qatip Osmani
Vllaznia:Avram,Gurishta,Dros(Tunkara 46′),Balaj,Murataj,Dylis(Tafili 63′),Mehmeti,Randi,Bizi(Bardhi 46′),Qato(Marku 46′),Musta(Avduli 90+2′) Trajner:Ergi Borshi
Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Mario Shazivari(Tiranë),Taulant Kasa(Vlorë),Klodian Shahini(Durrës) Var:Olsion Yzeiraj(Patos) Avar:Egli Menkshi(Tiranë) Delegat:Engli Kokona(Tiranë) Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë)
Laçi ka mar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Vllaznisë në një ndeshje të tensionuar dhe me ndërprerje të gjatë në pjesën e dytë.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar me Vllazninë që mbajti më shumë topin ndërsa Laçi kërkoi të godiste me kundërsulme.
Në pjesën e dytë Laçi kaloi në avantazh me Cenën në minutën e 50-të i cili realizoi pas asistit të Traore.
Situata u bë edhe më e vështirë për Vllazninë pas kartonit të kuq të mar nga Mehmeti në minutën e 74-të.
Më pas ndeshja u ndërpre për 19-të minuta pasi gjyqtari Cjapi kërkoi boshatisjen e një pjese të tribunës pas hedhjes së një sendi drejt fushës.
Pas rifillimit Laçi shënoi edhe golin e dytë me Traore pas një harkimi të Azizit duke vulosur suksesin 2-0.
Për shkak të ndërprerjes u akorduan 19-të minuta shtesë por rezultati nuk ndryshoi dhe Laçi doli nga fusha me tre pikë, ndërsa Vllaznia vazhdon krizën e rezultateve negative të javëve të fundit.
Fatos LAMAJ


