Merkato-Zyrtare, Artim Pollozhani zgjidhet trajner i Shkëndija e Tetovës. Prezantohet edhe stafi i ri teknik

Lexo

- Reklamë -spot_img

Drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës kanë zgjedhur stafin e ri teknik të skuadrës dhe detyrën e trajnerit ia kanë besuar Artim Pollozhanit. Ai ka luajtur më parë me këtë skuadër, ndërsa tani do ta drejtojë atë nga stoli, duke filluar nga ndeshjet e Conference League.

Si trajner Pollozhani ka drejtuar Flamurtarin në Shqipëri dhe Ballkanin në Kosovë. Po ashtu, ai ka punuar në stafin e trajnerit Ilir Daja te Partizani dhe Ballkani.

Njoftimi i klubit tetovar

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon kompletimin e stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me synime të qarta për sukses në skenën vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në garat europiane. Besimi për të drejtuar ekipin i është dhënë ish-kapitenit tonë, Artim Pollozhani, i cili emërohet shef i stafit teknik të KF Shkëndija.

Një emër i njohur për familjen kuqezi, Pollozhani në disa periudha ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës si futbollist, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai ka vazhduar angazhimin në futboll në role të ndryshme teknike dhe drejtuese, duke fituar përvojë si ndihmës trajner, trajner i parë dhe drejtor sportiv.

Bekim Osmani do të jetë ndihmës trajner i Pollozhanit, ndërsa stafi teknik përforcohet me asistentin dhe video-analistin, Kushtrim Voka. Saladin Mustafi vazhdon detyrën si trajner i portierëve, ndërsa Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të ekipit.

Stafi i ri teknik i KF Shkëndija:

Artim Pollozhani – Shef i stafit teknik

Bekim Osmani – Ndihmës trajner

Kushtrim Voka – Ndihmës trajner dhe video-analist

Saladin Mustafi – Trajner i portierëve

Saimir Fetai – Trajner kondicional

Me këtë përbërje, Shkëndija vazhdon përgatitjet për sfidat që e presin në sezonin e ri, me fokus në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe realizimin e objektivave të vendosura. Skuadra sonte udhëton drejt Sllovenisë, për fazën përgatitore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img