Flamurtari duket se ka gjetur trajnerin që do ti besoj drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm me objektivin e qartë rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit shqiptar.
Sipas burimeve pran klubit vlonjat drejtuesit kan arritur marrëveshjen me trajnerin Oltion Kërnaja dhe tashmë palët pritet të hedhin firmën mbi kontratë për ta zyrtarizuar bashkëpunimin.
37-vjeçari nga Tropoja vjen pas një eksperience pozitive në krye të Partizanit skuadër të cilën e mori në javën e shtatë të kampionatit në një moment të vështirë me vetëm katër pikë të grumbulluara.
Nën drejtimin e tij ekipi arriti të përmirësonte ndjeshëm rezultatet duke u ngjitur në renditje dhe siguruar një vend në zonën europiane.
Paraqitjet e mira të Kernajës nuk kan kaluar pa u vënë re edhe nga klube të tjera.
Për trajnerin kishte interes edhe Laçi klub ku ai ka punuar më herët në rolin e zëvendëstrajnerit.
Nëse marrëveshja zyrtarizohet Kërnaja do të mar përsipër një mision të rëndësishëm rikthimin e Flamurtarit në superligë dhe rikthimin e klubit historik vlonjat aty ku i takon.
Fatos LAMAJ


