Franca mbetet Francë! Vuajti në pjesën e parë, por shpërthen në të dytën. Mund Senegalin 3-1, vendos dygolëshi i Mbape si dhe një i Mbaje

Lexo

- Reklamë -spot_img

Francë-Senegal 3-1(Shënues: Kilian Mbape 66’, 96’, Bradlei Barkola 82’ / Mbaje 94’)

Franca e ka nisur me fitore aventurën e saj në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Senegalin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin I.

Skuadra e Didier Deshamp vuajti jo pak në pjesën e parë por cilësia dhe thellësia e organikës bënë diferencën në fraksionin e dytë.

45 minutat e para folën për përfaqësuesen afrikane e cila krijoi rastet më të mira për shënim.

Nikolas Xhekson ishte shumë pranë golit por tentativa e tij u ndal nga shtylla ndërsa Ismaila Sarr nuk arriti të konkretizonte një tjetër mundësi të artë duke e dërguar topin mbi kuadrat.

Në pjesën e dytë Franca ndryshoi marsh dhe mori plotësisht kontrollin e lojës, ndërsa dominimi i skuadrës së Deshamp u shpërblye në minutën e 66-të kur Kilian Mbape zhbllokoi takimin pas një asisti perfekt të Majkell Olise duke i dhënë avantazhin kampionëve të botës.

Franca vazhdoi të ushtroj presion dhe gjeti edhe golin e dytë në minutën e 82-të pas disa rasteve të humbura dhe pas disa gabimeve në vendosje.

Bradlei Barkola i futur nga stoli u tregua i saktë para portës pas pasimit të Adrien Rabiot duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke i afruar francezët drejt fitores.

Kur gjithçka dukej e mbyllur Senegali rihapi sfidën në minutën e 94-të me golin e Mbaje duke rikthyer emocionet në minutat shtesë.

Megjithatë vetëm pak çaste më vonë Mbape vulosi suksesin e Francës me golin e tij të dytë personal pas një goditje spektakolare nga jashtë zone që fiksoi shifrat përfundimtare në 3-1.

Me këtë fitore Franca mer tre pikët e para në Grupin I dhe konfirmon statusin e saj si një nga favoritët për triumfin final ndërsa Senegali mbetet me pengun e rasteve të humbura në pjesën e parë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img