(Video) “Shkodra Sport Event” organizon Turneun Ndërkombëtar, “Shkodra Summer Cup 2026” edicioni i 9-të. Spektakël në stadiumin “Loro Boriçi”, ceremonia e mbylljes shndërrohet në festë për 1500 fëmijët pjesëmarrës nga Rajoni

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Shkodra Sport Event” me drejtues Jetmir Podgoricen, njëherazi edhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, si dhe  arbitër i karrieres, aktualisht në “Top-listën” e kategorisë Superiore të futbollit shqiptar, vijon traditën e organizimit të Turneut Ndërkombëtar të futbollit, “Shkodra Summer Cup 2026”, i cili këtë vitë është në edicionin e 9-të.

Mbi 1500, përfaqësues nga ekipet e futbollit të moshave të rajonit ishin të pranishëm në një aktivitet 3-ditor për grupmoshat  U-9 deri U-15, i cili mblodhi në fushën e blertë 55 skuadra nga Shqipëria, Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia.

Shkodra, qyteti i artit, kulturës dhe sportit, përjetoi për tre ditë me radhë, 19 deri më 21 qershor, entuziasmin e ballafaqimit të skuadrave pjesëmarrëse, duke shpalosur talent, frymë garuese, respekt, dhe mbi të gjitha edukim përmes sportit.

Edhe pse moti nuk i kurseu temperaturat e larta, sportistë të vegjël, u treguan të guximshëm, sepse e kthyen çdo ndeshje në një sfidë me emocione të bukura.

Ky turne nuk është thjesht një trofe, por një kujtim i çmuar, për miqësitë që u ndërtuan dhe mbi të gjitha për emocionet që konkuruesit ndamë së bashku.

Pas emocioneve në fushën e lojës me përballjen e grupmoshave të ndryshme, momenti kulmor ishte mbrëmja e së shtunës kur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, rreth 1500 femijë, morën pjesë në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, e cila u moderua me profesionalizëm nga gazetari me përvojë Genc Kastrati.

“Tani dëshirojmë të shprehim një falënderim të veçantë për strategun që qëndron pas këtij projekti gjigant, sekretarin e Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder, arbitrin e Superligës Shqiptare dhe gjithashtu presidentin e Shkodra Sport Event, Jetmir Podgorica. Me vizionin e tij largpamës, me përkushtimin e palodhur dhe pasionin e pakushtëzuar për sportin dhe për brezin e ri, ai ka bërë të mundur jo vetëm realizimin e këtij aktiviteti, por edhe ngritjen e një platforme të qëndrueshme për zhvillimin e sportit dhe edukimin e vlerave të bashkëjetesës përmes futbollit.  “Shkodra Summer Cup 2026” nuk është thjesht një turne sportiv, por një traditë që mban firmën e një drejtuesi të suksesshëm. Zoti Podgorica, në emër të të gjithë fëmijëve pjesëmarrës, trajnerëve, prindërve dhe dashamirësve të sportit, ju falënderojmë për besimin, për vizionin dhe për shembullin që transmetoni tek këta fëmijë.”, tha ndër të tjera, prezantuesi i aktivitetit  Kastrati, teksa ia dha fjalën zotit Podgorica, dhe më pas edhe drejtorit Teknik të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër , Legjendës së Kombëtares Shqiptare dhe te Vllaznise, Hysen Zmijani, i cili foli për vlerat që sporti përcjell në qytetin e Shkodrës rëndësinë që ky qytet i jep zhvillimit të të rinjve përmes aktiviteteve të tilla.

Në vijim, ekipet pjesëmarrëse janë paraqitur në qilimin e blertë të stadiumit “Loro Boriçi” duke u nderuar secili futbollist i moshave me medaljen përkatase si pjesëmarrës i këtij turneu. Po, natyrisht që momentet më festive kanë qënë ato kur organizatorët kanë dorëzuar diplomat dhe kupat përkatëse për sportistët më të mirë të aktivitetit si dhe ekipet fituese.

Çmimet për lojtarët U-9

1.Portieri me i mire : KLEA DACAJ (SCUTARI)

2.Mbrojtesi me i mire : DION CAFI (ELITA SHKODRANE)

3.Mesfushori me i mire : AMMAR TEMJA (SCUTARI)

4.Sulmuesi me i mire : JOZEF JUNCAJ (MALESIA 2010)

5.Lojtari i se ardhmes : OTAVIO ULAJ (LISSUS)

6.Lojtari me i mire : NOAH DOPALAJ (SHKODRA)

Çmimet për lojtarët U-11

1.Portieri me i mire : ADI RIZAJ (VLLAZNIA)

2.Mbrojtesi me i mire : ALEX KALAJ (MALESIA 2010)

3.Mesfushori me i mire : NOEL DRAGANI (ATLETIK)

4.Sulmuesi me i mire : NOEL POPLEKAJ (VLLAZNIA)

5.Lojtari i se ardhmes : AHMED BREGU (THE DOOR)

6.Lojtari me i mire : DARIS KRAJA (DJELMNIA SHKODRANE 2017)

Çmimet për lojtarët U-13

1.Portieri me i mire : BOJKA KAXHNJETAJ (BASHKIMI)

2.Mbrojtesi me i mire : REJAN BRACI (SCUTARI)

3.Mesfushori me i mire : JOEL CUPI (BESELIDHJA)

4.Sulmuesi me i mire : DAVIDE LUKAJ (MURLANI)

5.Lojtari i se ardhmes : JON XHEMALI (ALBION)

6.Lojtari me i mire : ERALD REXHEPI (SCUTARI)

Çmimet për lojtarët U-15

1.Portieri me i mire : AMBRA RESHITI (BASHKIMI)

2.Mbrojtesi me i mire : DANJEL BREGU (DJELMNIA SHKODRANE 2017)

3.Mesfushori me i mire : ARVIS BINAKAJ (LETAJ)

4.Sulmuesi me i mire : SEAN SINANI (SHKODRA)

5.Lojtari i se ardhmes : ENDI LEKAJ (SHKODRA)

6.Lojtari me i mire : DEON REXHAJ (LETAJ)

Çmimet e kategorisë U-9 / Vendi i parë

-Vendi i parë U-9 GOLD : SHKODRA

-Vendi i dytë U-9 GOLD : SCUTARI

-Vendi i parë U-9 SILVER : LISSUS

-Vendi i dytë U-9 SILVER : ELITA SHKODRANE

Çmimet e kategorisë U-11 / Vendi i parë

-Vendi i parë U-11 GOLD : VLLAZNIA

-Vendi i dytë U-11 GOLD : ATLETIK

-Vendi i parë U-11 SILVER : DJELMNIA A

-Vendi i dytë U-11 SILVER : THE DOOR

Çmimet e kategorisë U-13 / Vendi i parë

-Vendi i parë U-13 GOLD : SCUTARI

-Vendi i dytë U-13 GOLD : VLLAZNIA

-Vendi i parë U-13 SILVER : ALBION

-Vendi i dytë U-13 SILVER : BESELIDHJA

Çmimet e kategorisë U-15 / Vendi i parë

-Vendi i parë U-15 GOLD : SHKODRA

-Vendi i dytë U-15 GOLD : DJELMNIA SHKODRANE 2017

-Vendi i parë U-15 SILVER : BASHKIMI

-Vendi i dytë U-15 SILVER : LETAJ

Në mbyllje të dorëzimit të trofeve individual dhe ekipor, ka ardhur edhe moment final i aktivitetit, ku mjedisin e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës e ka përfshirë një dekori i fishekzjarreve që shpërthenin nga të gjitha triburat përkatëse duke e bërë edhe më të bukur dhe festive këtë mbrëmje për të gjithë pjesëmarrësit, jo vetëm për rreth 1500 sportistët e vegjël, por edhe familjarët e tyre, të cilët ishin të shumë.

Falenderimet

Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët që ditë pas dite mbjellin vlera sportive-edukative te këta fëmijë, për prindërit që janë gjithmonë mbështetës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë organizim.

Realizimi i “Shkodra Summer Cup 2026’’ nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar të institucioneve partnere.  Një falënderim i veçantë i shkon FSHF, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, Kolegjiumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër dhe Bashkinë Shkoder, për përkrahjen dhe bashkëpunimin profesional në çdo hap të këtij eventi.

Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për ta bërë realitet këtë ngjarje të madhe sportive si: arbitrat, delegatët, mjekët dhe stafin e Shkodra Sport Event.

Bashkë mund të bëjmë më shumë për sportin, për edukimin dhe për të ardhmen e brezit të ri!

(Video) Ceremoninë e plotë të mbylljes së Turneut Ndërkombëtar të futbollit, “Shkodra Summer Cup 2026”, si dhe prononcimin e organizatorit, drejtuesit të Shkodra Sport Event, Jetmir Podgorica, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img