Botërori 2026-Grupi F/Vjen fitorja e parë e Spanjes. Mund thellësisht 4-0 Arabinë Saudite, kualifikimi shumë pranë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Spanjë-Arabi Saudite 4-0(Shënues: Jamal 10’, Ojarzabal 21’, 24’, Tambakti 49’)

Kombëtarja e Spanjës ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur bindshëm Arabinë Saudite me rezultatin 4-0 në ndeshjen e dytë të Grupit F.

Spanja vendosi ritmin e lojës që në minutat e para dhe kaloi në avantazh në minutën e 10-të falë talentit Lamin Jamal i cili finalizoi me qetësi për 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë në skenë doli Mikel Ojarzabal që realizoi dy herë brenda tre minutash.

Sulmuesi spanjoll shënoi në minutat 21 dhe 24 duke i dhënë skuadrës së tij një epërsi të rehatshme 3-0 që në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Spanja vazhdoi të kontrollonte lojën dhe gjeti edhe golin e katërt.

Në minutën e 49-të mbrojtësi saudit Hasan Tambakti devijoi topin në portën e tij duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0 në favor të iberikëve.

Me këtë fitore të thellë Spanja mer tre pikë shumë të rëndësishme dhe futet fuqishëm në garën për kualifikimin në fazën me eliminim direkt ndërsa Arabia Saudite mbetet në vështirësi pas kësaj humbje të rëndë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img