Zyrtare-Ardit Krymi, pas largimit nga Vllaznia: Kurrë nuk jam ndjerë kaq i pavlerësuar!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mesfushori shkodran, Ardit Krymi, ka zyrtarizuar sot largimin nga Vllaznia me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në këtë postim në fakt tërheq më shumë vëmendjen fakti se Krymi lëshon disa akuza ndaj drejtuesve të klubit.

Futbollisti mes të tjerash shkruan se kurrë nuk është ndjerë kaq i pavlerësuar dhe se ka heshtur deri tani për hir të tifozëve, por kjo heshtje, sipas tij, nuk mund të ngatërrohet me pranimin e padrejtësisë.

Postimi i Ardit Krymit

Të dashur tifozë dhe sportdashës shkodranë, sot njoftoj largimin tim nga Vllaznia. Kam dhan gjithçka për këtë fanellë. Kam luajtur me zemër, me përkushtim dhe me respekt për klubin, qytetin dhe mbi të gjitha për tifozët, të cilët kanë qenë gjithmonë forca jeme më e madhe.

Kam hesht për një kohë të gjatë nga respekti për klubin dhe tifozët, por mendoj se ka ardhur momenti të them disa gjëra.

Gjatë gjithë karrierës teme kam punuar me shumë trajnerë dhe kam kaluar momente të vështira e të bukura, por kurrë nuk jam ndjerë kaq i pavlerësum se gjatë kësaj periudhe. Kam duruar më shumë sesa duhet, kam respektu vendime, me të cilat nuk kam qenë dakord dhe kam vazhdu të jap maksimumin për fanellën.

Nuk kam kërku privilegje, vetëm respektin që besoj se e kam meritu pas gjithë viteve të sakrificës dhe kontributit në futboll. Për hir të tifozëve zgjodha të hesht dhe të mos krijoj polemika, por heshtja nuk duhet ngatërruar me pranimin e padrejtësive.

Largohem me ndërgjegje të pastër, por me pengun ma të madh mos fitimin e titullit në Shkodër. Falënderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë. Ju keni qenë arsyeja pse kam luftu deri në sekondën e fundit në fushë. Gjithashtu, falenderoj të gjithë çunat e ekipit për këto vite që i ndam së bashku. Faleminderit!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img