Vetëm pak minuta pas asaj që Ardit Krymi publikoi në rrjetet sociale duke zyrtarizuar largimin nga Vllaznia mes akuzave në drejtim të kampit kuqeblu, ku mes të tjerash shkruan se kurrë nuk është ndjerë kaq i pavlerësuar dhe se ka heshtur deri tani për hir të tifozëve, por kjo heshtje, sipas tij, nuk mund të ngatërrohet me pranimin e padrejtësisë, nuk ka vonuar edhe postimi zyrtar i KF Vllaznia, ku falenderon Ardit Krymin për gjithçka ka dhënë për Vllazninë.
Postimi zyrtar i KF Vllaznia
Faleminderit, Ardit Krymi!
Pas shumë vitesh me fanellën kuqeblu, vjen momenti të të falënderojmë për gjithçka që ke dhënë për Vllazninë.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë.
Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe besojmë se një ditë rrugët tona do të kryqëzohen sërish.
Suksese, Ardit! Vllaznia do të mbetet gjithmonë shtëpia jote.


