Algjeri-Jordani 2-1(Shënues: Benbuali 69’, Guiri 82// Al Rasdan 36’)
Algjeria ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Grupin J të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur Jordaninë me rezultatin 2-1 pas një përmbysje të bukur në pjesën e dytë të takimit.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe ishte Jordania ajo që goditi e para.
Në minutën e 36-të Al Rasdan përfitoi nga një moment i mirë i skuadrës së tij dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin Jordanisë.
Goli i tij bëri që jordanezët të shkonin në pushim me epërsinë minimale 1-0.
Megjithatë pjesa e dytë foli e gjitha për Algjerinë, teksa rritën presionin dhe kërkuan me ngulm golin e barazimit.
Përpjekjet e Algjerisë u shpërblyen në minutën e 69-të kur Benbuali realizoi golin e barazimit duke rikthyer shpresat për skuadrën e tij.
Pas golit të barazimit Algjeria mori kontrollin e lojës dhe vazhdoi të sulmonte.
Goli i fitores erdhi në minutën e 82-të kur Guiri tregoi klasin e tij përpara portës dhe realizoi golin që vulosi përmbysjen e madhe të algjerianëve.
Me këtë fitore 2-1 Algjeria mban gjallë shpresat për kualifikim dhe do të luaj gjithçka në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë.
Ndërkohë Jordania pëson humbjen e dytë radhazi në grup dhe e ka shumë të vështirë të synojë fazën tjetër.
Tashmë Grupi J premton emocione deri në fund me Argjentinën që kryeson grupin ndërsa Algjeria dhe Austria do të përballen në një duel direkt që mund të vendosë fatet e kualifikimit.
Fatos LAMAJ


