Afrika e Jugut-Korea e Jugut1-0 (Shënues: Maseko 63’)
Afrika e Jugut ka siguruar një fitore të madhe 1-0 ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e fundit të Grupit A të Kupës së Botës 2026 duke vulosur kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Pas një sfide të luftuar dhe me raste në të dyja portat momenti vendimtar erdhi në minutën e 63-të kur Maseko dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin skuadrës afrikane.
Goli rezultoi vendimtar pasi koreano-jugorët nuk arritën të gjenin barazimin deri në fund të takimit.
Me këtë sukses Afrika e Jugut e mbyll fazën e grupeve me një paraqitje mbresëlënëse dhe siguron kalimin në raundin tjetër.
Nga ana tjetër Koreja e Jugut pavarësisht humbjes mbetet në pritje të verdikteve përfundimtare të vendeve të treta për të mësuar nëse do të vazhdojë apo jo aventurën në Kupën e Botës 2026.
Grupi A u mbyll me Meksikën në vendin e parë ndërsa Afrika e Jugut siguroi vendin e dytë dhe biletën për në fazën me eliminim direkt.
Fatos LAMAJ


