Botërori 2026-Holanda mposht Tunizinë dhe siguron vendin e parë në Grupin F

Lexo

- Reklamë -spot_img

Holandë-Tunizi 3-1

Holanda ka konfirmuar statusin e një prej skuadrave më të forta të Kupës së Botës 2026 duke triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Hollandezët zhvilluan një paraqitje bindëse kontrolluan ritmin e lojës dhe nuk lejuan surpriza duke siguruar tre pikët që i ngjisin në krye të Grupit F.

Me këtë fitore Hollanda e mbyll fazën e grupeve me 7 pikë duke u kualifikuar si kryesuese e grupit dhe duke dërguar një sinjal të fortë për rivalët në fazën me eliminim direkt.

Skuadra Hollandeze tregoi cilësi në të gjitha repartet dhe konfirmoi se mbetet një nga pretendentet serioze për të shkuar larg në turne.

Në krahun tjetër Tunizia nuk arriti të shmangte humbjen e tretë radhazi.

Përfaqësuesja afrikane e mbyll aventurën në Botërorin 2026 në vendin e fundit të Grupit F pa grumbulluar asnjë pikë duke u eliminuar zyrtarisht nga gara.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img