Pallati i sporteve “Qazim Dervishi” i Shkodrës ka pritur këtë fund qershori ekipin kombëtar të basketbollit të femrave U20.
Ikipi i drejtuar nga trajnerja e Vllaznisë Medina Mustafa, pjesë e të cilit janë edhe dy basketbollistet e talentuara shkodrane, Medina Hyka dhe Isra Dibra përgatitet për ndeshjet që do të zhvillohen në Bullgari më ditët e para të korrikut në kuadër të eleminatoreve të Europianit.
Në pronopncimin e dhënë për Veriu Sport, trajnerja e skuadrës kuqezi Medina Mustafa shprehet e kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, ku me përkushtimin e vajzave forma e tyre sportive ka ardhur në rritje duke garantuar një përformancë pozitive në ndeshjet e Bullgarisë, ku sfida e parë është ajo kundër kombëtares së Greqisë.
Duke folur në aspektin personal, profesoresh Mustafa, ndjehet e respektuar që FSHB i besoi drejtimin e kombëtares U20, gjë për të cilën ajo do të përpiqet të bëjë më të mirën duke e justifikuar me rezultate sa më pozirive.
(Video) Prononcimin e plotë të trajneres së Kombëtares së Basketbollit U20 femra Medina Mustafa si dhe pamje nga stërvitja e ekipeve kombëtare U20 dhe U16 që po zhvillohen në Shkodër, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


