Angli-Panama 2-0
Anglia ka konfirmuar statusin e favoritit në Grupin L duke mposhtur Panamanë me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.
Anglia e nisi sfidën me ritëm të lartë dhe dominoj zotërimin e topit gjatë pjesës më të madhe të takimit.
Pas disa rasteve të krijuara anglezët gjetën golin e avantazhit ndërsa në pjesën e dytë vulosën suksesin me një gol të dytë duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi kundërshtarit.
Panamaja luftoi me përkushtim dhe provoi të befasonte me kundërsulme por mbrojtja angleze dhe portieri i saj zhvilluan një ndeshje shumë të mirë duke e mbajtur portën të paprekur deri në fund.
Me fitoren 2-0 Anglia e mbyll Grupin L në vendin e parë me një ecuri shumë bindëse dhe shkon me moral të lartë në fazën me eliminim direkt.
Ndërkohë Panamaja e përfundon aventurën e saj në Kupën e Botës 2026 pa arritur të sigurojë kualifikimin duke u eliminuar nga turneu pas fazës së grupeve.
Fatos LAMAJ


