Botërori 2026-Kanadaja, gol ne frymen e fundit. “Heroi” i takimit Eusraquio i çon kanadezët në 1/8 e finaleve. Afrika e Jugut largohet me kokën lart

Lexo

- Reklamë -spot_img

Afrike e Jugut – Kanada 0-1 (Shënues: Eustaquio 90’+2)

Eusraquio eshte “Heroi” i takimit mes Kanadase dhe Afrikes se Jugut, sfide kjo e luajtur ne Los Anxhelos, e vlefshme per turin e dyte mes 16-te ekipeve me te mire te Kampionatit Boteror te Futbollit 2026.

Goli i tij i shenuar ne minuten e dyte shtese e çon Kanadane ne 1/8 e finaleve, nderkohe qe Afrika e Jugut largohet me koken lart, pasi per hir te se vertetes luajti si e barabarte gjate te gjithe ndeshjes.

Gol, i cili erdhi pikerisht ne momentin kur te dyja skuadrat kishin filluar te mendojne per shtesen 2 x15 minuta, dhe pse jo per te shkuar me tej drejt goditjeve te njembedhjetemetershave.

Bazuar edhe ne opinionin e specialisteve te futbollit, Afrike e Jugut-Kanada, pergjithesisht ishte nje ndeshje pa ritem dhe me faza monotone.

Kanadaja ndoshta e vuajti faktin qe nuk po luante ne shtepi, sepse me nje mbeshtetje maksimale te publikut do ta kishte me te lehte me Afriken e Jugut, e cila nga ana e saj u tregua me e pjekur nga cfare kishte paraqitur ne fazen e grupeve.

Ne momente te caktuara me nje qarkullim te dendur te topit e vinte ne veshtiresi Kanadane. Mirepo i mungonte forca konkluduese ne sulm. Kanadaja, edhe pse ka emra te spikatur ne sulm, te tille si David, asnjehere nuk u shfaq e rrezikshme.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img