Brazil Japoni 2-1(Shënues: Casemiro 56′, Gabriel Martinelli 90’+6/Sano 29′)
Brazili ka vuajtur më shumë se sa pritej për të siguruar kualifikimin në 1/8-at e finales së Kupës së Botës 2026 por në fund ia doli të triumfoj 2-1 ndaj Japonisë fal një goli dramatik të Gabriel Martinelit në minutën e 95-të.
Sfida nisi me ritëm të lartë dhe Japonia tregoi se nuk kishte hyrë në fushë për tu mbrojtur.
Përfaqësuesja aziatike goditi në minutën e 29-të kur Sano mposhti portierin brazilian dhe i dha avantazhin ekipit të tij rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Pas pushimit Brazili u hodh i gjithi në sulm në kërkim të barazimit ndërsa presioni i vazhdueshëm u shpërblye në minutën e 56-të kur Casemiro shënoi golin e 1-1 duke rikthyer besimin te pesë herë kampionët e botës.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë erdhi momenti vendimtar.
Në minutën e 95-të Gabriel Martineli përfitoi nga një asist i Bruno Guimaraes dhe dërgoi topin në rrjetë duke vulosur fitoren 2-1 dhe duke shpërthyer festën në kampin brazilian.
Brazili siguron kështu kalimin në raundin e 16 skuadrave më të mira ndërsa Japonia largohet nga turneu me kokën lart pasi ishte shumë pranë një surprize historike.
Megjithatë eksperienca dhe cilësia individuale e brazilianëve bënë diferencën në momentin më vendimtar të ndeshjes.
Fatos LAMAJ


